zoom

Aktualitet

Përplasen gazetarët e RTSH: E çove në zero emisionin e mëngjesit

Gafa e gazetarëve të emisionit të mëngjesit në RTSH, ku moderatorët nuk shqiptonin dot “Holokaust” dhe “Aushvic” nxori në pah përplasjet mes vetë gazetarëve të televizionit.

Një prej tanimë ish-moderatorëve, Ermal Qori mohoi të jetë pushuar nga puna, por shpjegoi se ishte ai që kishte dhënë dorëheqjen, sepse nuk punonte dot më në një ambient të tillë, ku nuk vlerësohej profesionalizmi.

“Sqarim për publikun, kolegët dhe të gjithë dashamirësit që dërguan me qindra mesazhe dhe telefonata sot, NUK ËSHTË I VËRTETË LAJMI I PUSHIMIT TIM NGA RTSH Radio Televizioni Shqiptar, mos deformoni të vërtetën!

Kam vendosur të mos jem më as autor dhe as moderator i programit Mirëmëngjesi Shqipëri, programit të cilit i kam dhënë energjinë dhe fytyrën time, duke e marë nga 0 e duke e ngritur on TOP.

Fytyra ime vlen më shumë se çdo formë tjetër, nuk negocioj me askënd për asgjë, kam refuzuar dhe refuzoj të bëhem pjesë e arrogancës, injorancës dhe çdo forme tjetër kompromentuese!

Gazetaria është profesioni im, pasioni im dhe jam unë, pa maskë, pa doreza, pa kompromise dhe me shumë punë, lexim, përkushtim për të shërbyer në misionin e rëndësishëm të medias.

Kush më njeh e di mirë që unë nuk jam ndërtuar mbi skandale por mbi punë dhe shumë punë.

Gazetaria ime është redaksionale, është e mirëfilltë dhe punë kërkimore, pjesë e të cilës është terreni i politikës, raportimi i luftës e deri te raportimet ndërkombëtare. Rastësia nuk më ngriti askund, formimi dhe përkushtimi po.

Faleminderit publikut, atyre që më besuan nga dita e parë, unë do të jem ky që jam, i vërtetë deri në frymën e fundit!

Do të shihemi shpejt!
Përqafime 😁❤️”, ishte mesazhi i Ermal Qorit.

Por gazetarja Matilda Mcini, që po ashtu ka moderuar emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjes Shqipëri” në RTSH para Qorit, u përplas me këtë të fundit duke e akuzuar për mungesë profesionalizmi.

“E gjete emisionin e mëngjesit ON TOP dhe falë “profesionalizmit” tënd e çove në ZERO! Hajt suksese në jetë,”- tha Matilda Mcini.