zoom

Aktualitet

Përplasen dy makina në Kamëz, vdes 46-vjeçarja. Në gjendje të rëndë e reja

Një aksident me pasojë vdekjen e një 46-vjeçareje është regjistruar në Tiranë.

Policia bën me dije se në rrugën “Nënë Tereza”, shtetasi B. K., duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., dhe më pas me shtetaset F. M., 46 vjeçe, dhe Xh. M., 20 vjeçe (këmbësore).

Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti shtetasja F. M., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasja Xh. M., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Postime të lidhura