zoom

Aktualitet

Përplasen dy “Jet Ski” në Velipojë/ Ndërron jetë 19-vjeçari Italian

Një 19-vjeçar Italian ka humbur jetën tragjikisht pas përplasjes së dy mjeteve lundruese në Velipojë.

Policia ka bërë të ditur se dy Jet Ski u përplasën rreth 1 milje jashtë përimetrit të sigurisë, për shkak të manovrave të gabuara që viktima dhe një tjetër i ri Italian po bënin në det.

Si pasojë e përplasjes mbeti i plagosur 19-vjeçari i cili fillimisht u dërgua në spital në gjendje të rëndë e më pas ndërroi jetë.

Të dy mjetet lundruese Jet Ski u bllokuan nga shërbimet e Policisë Kufitare.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rast.