Aplikacion
Përmbytjet e Durrësit duket se janë harruar, pasi stuhitë e dëborës po bllokojnë gjithçka në malësi.
Reshjet e borës po vijojnë në aksin Bogë-Theth në lartësitë mbi 1200m. Ndërkohë një borëpastruese vijon punën për pastrimin e rrugës.
Në zona më të ulëta ka rënie gurësh dhe inertesh.
Po ashtu, në aksin Tamarë-Vermosh kanë filluar reshjet e borës, por pa krijuar probleme në rrugë. /ZOOM.AL/