zoom

Lajme

“Përmban dhunë dhe urrejtje!”, Sharon Stone del hapur kundër Donald Trump: Nëse ai fiton…

Hollivudi nuk e ka dashur asnjëherë në mesin e tij dhe herë pas here artistë dhe aktorë me famë botërore e kanë shprehur hapur mendimin e tyre për manjatin Donald Trump.

E fundit është Sharon Stone, e cila ka deklaruar bujshëm se do të zhvendoset në Itali ose Francë nëse Donald Trump fiton zgjedhjet presidenciale në SHBA. Aktorja e njohur e deklaroi publikisht se platforma e tij politike përmban elementë të “dhunës dhe urrejtjes”.

“Sigurisht që jam duke menduar për një shtëpi në Itali. Është hera e parë në jetën time që shoh dikë që kandidon për një post të tillë me atë lloj prirjeje”, është shprehur 66 vjeçarja për mediat e huaja. Ndërkohë, një mike e saj ka thënë për gazetarët se me shumë gjasa ajo do të transferohet në Francë.

“Sharon ka një shtëpi vërtet të bukur ku jeton me fëmijët e saj në Beverly Hills, por unë e di që ajo do të largohet, e ka pasur si dëshirë edhe vite më parë”, ka deklaruar ajo.

Sharon, e cila ka studiuar për art para se t’i futej aktrimit, po punon aktualisht me pikturën. Ka planifikuar që veprat e saj të paraqiten në një ekspozitë në Berlin të Gjermanisë dhe po ashtu në Romë. /ZOOM.AL/