Aplikacion
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në Tiranë, në rrugën “Prokop Mima”, ku shtetasi F. B., 30 vjeç, dyshohet se ka plagosur me thikë, shtetasin M. I., 32 vjeç.
I plagosuri ndodhet në spital, ndërsa policia po bën krehjen e zonës për arrestimin e autorit.
“Më datë 12.02.2024, rreth orës 11:55, në rrugën “Prokop Mima”, shtetasi F. B., 30 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë, shtetasin M. I., 32 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar”, thuhet në njoftim.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /ZOOM.AL/