Aplikacion
Një person ka mbetur i vdekur nga gjuajtja me armë në Batincë të Shkupit, sipas raportimeve nga “TV21”. Në vendin e ngjarjes ka mbetur i vdekur personi me iniciale A.B.I., 34 vjeç, nga Shkupi dhe një tjetër u plagos.
Policia konfirmoi ngjarjen dhe bëri me dije se dy persona me veturë të pasagjerëve “Mercedes” kanë qëlluar në automjetin “Ford”, në të cilin ndodheshin A.B.I (34) dhe Z.I. (31), të dy nga fshati Maja e Zezë (Crnivrv) . Për pasojë raportohet se A.B.I., ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa Z.I., ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Urgjente në Shkup, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Mediat siguruan informacione shtesë nga gjuajtja me armë në Batincë të Shkupit. Mjeti “Ford”, tip foristrade, ku ndodhej tashmë i ndjeri, është me targa të Italisë, ndërsa vetura “Mercedes”, prej ku dy persona me maska gjuajtën me armë, është me targa të Gjermanisë. Vrasjen më herët e konfirmoi edhe MPB, në njoftimin e të cilëve thuhej:
“Më datë 01.07.2024, në ora 09:25 në SPB-Shkup është raportuar se në fshatin Batincë të Shkupit, dy persona me veturë të pasagjerëve “Mercedes” kanë qëlluar në automjetin e pasagjerëve “Ford” në të cilin ndodheshin A.B.I (34) dhe Z.I. (31), të dy nga fshati Maja e Zezë (Crnivrv) . A.B.I ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa Z.I. ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Urgjente në Shkup”. /ZOOM.AL/