zoom

Slider

Perla e Uzunit nuk mjafton, Izraeli fiton në Tel Aviv dhe shuan ëndrrën kuqezi

Izraeli shuan ëndrrën kuqezi, duke mundur 2-1 Shqipërinën në Tel Aviv.

45’ e para ishin mjaft të mira për kuqezinjtë, që iu afruan golit me Brojën në minutën e 6’ dhe më pas më pas me Cikalleshin, por sërish rezultati mbeti i pandryshuar.

Në pjesën e dytë, Izraeli kaloi menjëherë në avantazh me Weissman pas një gafe të kapitenit Hysaj.

Uzuni, i cili e nisi nga stoli vendosi ekulibrin me një gol të mrekullueshëm në frymëmarrjet e fundit.

Kur pritje kthesa e madhe mbrojtja kuqezi gabon sërish dhe Baribo shënoi për 2-1 dhe për ti dhënë kualifikimin në Ligën A, Izraelit dhe goditjen e nokautit Shqipërisë. /zoom.al/