zoom

Slider

Përgjysmohet numri i urbanëve në Tiranë, reagon Bashkia: Po marrim masa

Bashkia e Tiranës ka reaguar pas vendimit të Unionit të Transportit Publik për të përgjysmuar urbanët në Tiranë. Përmes një njoftimi të shkurtër, bashkia thekson se po ndjek situatën dhe po merr masat përkatëse.

“Bashkia e Tiranes po e ndjek situaten dhe po merr masat perkatese, konform kontratës me operatoret e transportit”, thuhet në njoftimin e bashkisë.

Po çfarë ndodhi sot?

Përfaqësuesit e Unionit të Transportit Publik deklaruan sot se kanë vendosur të përgjysmojnë numrin e urbanëve që operojnë në kryeqytet.

Kjo, sipas tyre erdhi “si shkak i mosmarrjes së masave nga ana e qeverisë për të kompensuar humbjet që sektori i transportit publik kishte pësuar gjatë pandemisë. Në deklaratën e tyre shtojnë se sektori ka shkuar deri në kapitullimin ekomomik”.

“E të gjendur në këtë situatë të pafuqishme ekonomike për të përballuar ecurinë e transportit dhe sidomos pas rritjes së vazhdueshme e të pandërprerë të çmimit të naftës dhe të largimit të stafit, jemi të detyruar që të operojmë nga datë 18.10.2021 me gjysmën e kapaciteit të flotës së mjeteve urbane”, thuhej në reagim.

Postime të lidhura