Aplikacion
Erion Veliaj dhe presidenti Bajram Begaj e publikuan për të njoftuar se i kishin dhënën pasaportën shqiptare këngëtares nga Kosova.
Ndërsa kryeministri Rama e zgjodhi takimin me të si lajm për të uruar 110 -vjetorin e Pavarësisë, një mjet efikas propagande duke i bashkangjitur figurës së tij mjaft kontroverse dhe të përfolur për korrupsion atë të këngëtares të njohur e të pëlqyer në mbarë botën.
Por teksa Rama kërkoi ta shfrytëzonte imazhin e saj, Dua është distancuar prej tij. Artistja e famshme nuk e publikoi Ramën në faqen e saj. Dhe me gjasë, për t’ia vënë në dukje distancimin me mjaft diplomaci, ajo publikoi foto me Erion Veliajn dhe nga Presidenca, për faktin se betimin për marrjen e pasportës e bëri te kryetari i Bashkisë.
Pritja e Ramës nuk kishte asnjë lidhje me këtë proces. Dhe kësaj here artistja duket se e ka kuptuar se Rama luan jo pak herë me imazhin e shqiptarëve të suksesshëm në botë, duke i përdorur si furçë për të pastruar imazhin e tij. /Zoom.al