Aplikacion
Mësohet se ndërkohë që po kryheshin punime në një aks rrugor në fshatin Prekal një masiv dheu është shkëputur nga lartësia dhe ka zënë poshtë ekskavatorin që drejtohej nga viktima. Emri i viktimës është Zef Perndreu.
Punimet e kësaj rruge, pak ditë më parë u promovuan nga vetë kryeministri Rama, i cili e konsideroi rrugën si impuls turistik për zonën.
“🏗️Vijon puna për ndërtimin e rrugës së Dukagjinit, në segmentin Prekal-Kir, 17 km i gjatë, që do lehtësojë qarkullimin e mjeteve jo vetëm për banorët e zonës, por edhe për turistët e shumtë që do të zbulojnë Dukagjinin, dhe bukuritë e tjera të veriut të Shqipërisë🛣️🙏,”- shkroi ai./ Zoom.al