Aplikacion
Një prej tyre ishte fatal për një 46-vjeçar, që ndërroi jetë në vendin e quajtur “Ura e Topojanit”, në Kukës.
Ai po drejtonte automjetin tip “Mitsubishi”, kur humbi kontrollin dhe si pasojë automjeti doli nga rruga.
Për shkak të dëmtimeve të rënda 46-vjeçari humbi jetën në vend, ndërsa mbeti e lënduar vajza e tij e mitur.
Ndërsa në fshatin Shkallë të Xibrit, një makinë përfundoi në humnerë, duke lënë të plagosur dy 22-vjeçarë.
Aksidenti i tretë ndodhi në unazën e qytetit të Korçës, në zonën e njohur si “Dritat e Verdha”.
Dy makina u përplasën me njëra-tjetrën, duke lënë të plagosur tre persona.
Çfarë të bëjmë me 2024-ën. Një vit i turbullt ka hedhur dritë mbi disa të vërteta të rëndësishme