zoom

Politikë

Përfundon numërimi në Qarkun e Vlorës! Ja si u ndanë mandatet

Përfundon numërimi i kutive në të gjithë Qarkun e Vlorës. Mësohet se aktualisht komisionerët po mbajnë procesverbalet e nevojshme për kutinë e fundit.

Sa i përket rezultatit, Partia Socialiste ka fituar në këtë qark, duke qëndruar e palëvizur nga 8 mandatet e saj, po aq sa siguroi edhe në 2017-ën.

Partia Demokratike ka rikuperuar një mandat krahasuar me zgjedhjet Parlamentare të 2017-ës, pra ka siguruar 4 mandate.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka humbur mandatin e saj në këtë qark.