Aplikacion
Lëvizja Vetëvendosje është parti e parë me 51.57 për qind ose me mbi 31.000 vota.
Pas saj radhiten Lidhja Demokratike e Kosovës me 30.55 për qind të votave, Partia Demokratike e Kosovës me 9.48 për qind dhe koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Nisma me 3.23 për qind.
“Demokracia në Veprim” ka bërë një analizë lidhur me rezultatet dhe sipas saj, shpërndarja e mandateve është në këtë mënyrë:
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) – 48 deputetë;
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 24 deputetë;
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 20 deputetë;
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – 8 deputetë.
Asnjë nga subjektet politike nuk ka arritur të fitojë shumicën prandaj, mbetet ende e paqartë se si do të jetë qeveria e re e Prishtinës.
Kryeministrit Albin Kurti, do t’i duhen edhe të paktën dy deputetë më shumë përveç 10 vendeve që Kuvendi i ka të paracaktuara për pakicat. Deri më tani vetëm Fatmir Limaj i cili ka tre deputetë, është shprehur i gatshëm për tu future në koalicion, duke mos përjashtuar Vetëvendosjen.