zoom

Bota

Përfundon më parë se pritej takimi mes Biden dhe Putin në Gjenevë

Diten e sotme është zhvilkuar raundi i dytë i takimit mes dy liderëve, Presidentit të Shteteve të Bashkuara Joe Bide dhe Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin. Takimi i sotëm ka përfunduar pak më parë, pas 3 ore e gjysmë diskutimesh, nga pesë që ishte planifikuar të zgjaste.

Nga Shtëpia e Bardhë  është konfirmuar për mediat ndërkombëtare se takimi është mbyllur shumë më herët se ç’ishte planifikuar, për arsye që ende nuk dihen.

Gjithsesi, Biden dhe Putin do të mbajnë konferenca të veçanta për shtyp, ku pritet të pyeten në lidhje me pikat e diskutuara me këtë takim.

Bisedimet filluan rreth orës 14:36 me orën e Moskës dhe zgjatën për rreth 1 orë e 45 minuta, pas së cilës presidentët bënë një pushim të shkurtër para pjesës së dytë të bisedimeve.

Agjencitë e lajmeve ruse theksojne se takimi në formatin e zgjeruar filloi rreth orës 17:00 me kohën e Moskës me pjesëmarrjen e delegacioneve ruse dhe amerikane.

Delegacioni rus përfshin Sergey Lavrov, Zëvendës Ministrin e Jashtëm Sergey Ryabkov, Zëdhënësin e Presidentit Dmitry Peskov, Ndihmësin e Kremlinit Yuri Ushakov dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë Valery Gerasimov. Përveç kësaj, Zëvendës Shefi i Zyrës Presidenciale Ruse Dmitry Kozak dhe i Dërguari Special Presidencial Rus për Sirinë Alexander Lavrentyev ishin të ftuar në samitin për të diskutuar çështje rajonale, përkatësisht Ukrainën dhe Sirinë.