zoom

Aktualitet

Përfundon mbledhja e Dhomës Kombëtare të Avokatisë, 10 ditë bojkot pa afat për seancat e sigurisë

Ka përfunduar mbledhja e Dhomës Kombëtare të Avokatisë ku është vendosur bojkot me 10 ditë për të gjitha seancat gjyqësore.

Vendimi është marrë në shenjë kundërshtie ndaj hartës së re gjyqësore, ndërsa avokatët kundërshtojnë hartën e re gjyqësore sepse sipas tyre cenon rëndë aksesin e qytetarëve te sistemi i drejtësisë dhe rrit ndjeshëm kostot.

Këshilli madje ka vendosur që do të marrë masa penalizuese për avokatët që nuk respektojnë bojkotin.

Vendimi unanim është marrë para pak minutash në mbledhjen e Dhomës së Avokatisë në Xibrakë. Risia qëndron pikërisht tek masat e arrestit të cilat do të bojkotohen prej ditës se sotme deri në dhjetë ditët vijuese, ndërsa më pas do të merret një vendim i dytë.

 

 

Bojkoti i avokatëve ka çuar në kolaps sistemin e drejtësisë dhe efektet janë ndjerë edhe në Gjirokastër, ku prej 3 javësh vijon bojkoti total për seancat gjyqësore në të katër gjykatat e qarkut.