zoom

Aktualitet

Përfundon gara për projektin “Auto Moto Park” në Elbasan, kjo është kompania fituese

Kompania fituese për projektin e pistës së parë sportive “Auto Moto Park Albania” në Ebasan është shpallur Studio “Test & Training International”, në bashkëpunim me studion “GB Consult”.

Kompania fituese bashkë me 3 të tjera që ishin në garë prezantuan projektet e tyre për pistën 5.3 kilometra të gjatë, me një sipërfaqe prej 500 000 m².

Cirkuiti që pritet të ndërtohet sipas standardeve të FIA-s, do të jetë edhe një qendër indoor dhe outdoor, muzeu Retro, Autodromi dhe Kartodromi. Pjesë e projektit është dhe Akademia Motosporti dhe Akademia e Edukimit mbi Sigurinë Rrugore, ndërsa do të ketë në përbërje edhe poligone profesionale testimi, dhe zona sportive mjetesh ajrore ultra të lehta.

Por cilat ishin studiot pjesëmarrëse në konkurs?

1.Studio “STLEA” për prezantimin e projektit, në bashkëpunim me studion “Gjeo Konsult”

2.Studio “Apex Circuit Design”, në bashkëpunim me studiot “Infra-Plan” dhe HUK-Project

3.Studio “Dromo” për prezantimin e projektit, në bashkëpunim me studion “NET-GROUP”

4.Studio “Test & Training International”, në bashkëpunim me studion “GB Consult”