Aplikacion
Mësohet se punonjëset e “Rossmann & Lala” nuk janë ndjerë mirë dhe më pas janë paraqitur në spital.
Sipas policisë, ato kanë shfaqur probleme respiratore dhe pas kanë marrë asistencë mjekësore janë larguar në banesa.
“Më datë 11.03.2025, janë paraqitur në spital, 6 punonjëse në një magazinë në autostradën “Tiranë-Durrës”, të cilët kanë shprehur probleme respiratore. Pasi kanë marrë asistencë mjekësore, 6 shtetaset janë larguar në banesa. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, e cila po punon për vlerësimin e rastit”, njoftuan blutë.
Ende nuk dihet shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia ka referuar materialet në prokurori, e cila po heton rastin.