zoom

Aktualitet

Përfshihet nga flakët magazina me produkte ushqimore në Durrës

Një magazinë me produkte ushqimore është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Durrës. Shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë defekti teknik në disa pajisje, duke shkaktuar shkëndijë elektrike.

Nga zjarri nuk ka të lënduar ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm. Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë njoftuar zjarrfikësit që kanë shuar flakët në magazinën me produkte ushqimore.

Ndërkohë, një grup specialistësh kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e zjarrit.