zoom

Aktualitet

Përfshihet nga flakët fabrika e këpucëve në Vorë, zona “pushtohet” nga shtëllunga të mëdha tymi

Zjarri ka përfshirë një fabrikë për prodhimin e këpucëve në autostradën Tiranë-Durrës, në fshatin Picar.

Zona është mbuluar nga shtëllunga të mëdha tymi, ndërsa ende nuk dihet shkaqet e rënies së zjarrit në fabrike.

Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Njoftimi i policisë:

Vorë/Informacion paraprak

Më datë 31.07.2024, në fshatin Picar, ka rënë zjarr në një fabrikë për prodhimin e këpucëve. Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.