zoom

Aktualitet

Përfshihet nga flaka banesa, i moshuari pëson djegie trupore! Lëndohet edhe kujdestarja e tij

Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen nr. 4 në Korçë.

Pronari i banesës, 89 vjeçari me iniciale K. Zh., për pasojë ka marrë djegie trupore dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërsa 47 vjeçarja me iniciale B. B., e cila kujdesej për të moshuarin, ka pasur probleme me frymëmarrjen.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 4, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit K. Zh., rreth 89 vjeç, i cili për pasojë ka marrë djegie trupore dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, së bashku me shtetasen B. B., rreth 47 vjeçe, që kujdesej për pronarin e banesës, e cila kishte probleme me frymëmarrjen.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, i cili paraprakisht dyshohet të ketë rënë për shkaqe aksidentale.