Aplikacion
Ndonëse Rama ripërmendi se Shqipëria është lider në rajon, përfaqësuesi i BE-së dhe një nga krijuesit e raportit hodhi poshtë propagandën e tij.
Sipas vlerësimit të drejtorit të SIGMA-s, Gregor Virant, tha se në Administratë është problem meritokracia dhe besimi mes funksionarëve të qeverisë .
“Keni qenë vendi më i dedikuar. Nuk kemi bërë kompromis profesional por kemi njohur atë çfarë është e mirë. Pika më e fortë është digjitalizimi. Keni bërë progres të madh. Jeni shumë pranë mesatares së BE për këtë pjesë të këtij indikatori. Së dyti keni legjislacion solid. Pikëzimi juaj sa i takon legjislacionit është përafruar me 81% me BE. Pikëzim shumë i lartë. Keni udhëheqje të fortë politike. Kjo tregon se po I kushtoni shumë vëmendje. Së treti Nëpunësit tuaj civil janë relativisht të kënaqur me punën e tyre. 86 % e tyre janë të kënaqur e të përkushtuar.
Pika e dobët? Niveli i lartë i drejtuesve nuk plotëson tërësisht standardet e bazuara në meritë. Jemi të gatshëm ta projektoni në mënyrë që garanton kompetencën që është themelore. Së dyti besimi mes ministrave dhe drejtuesve të nivelit të lartë duhet të jetë funksionale. Ka shumë çështje të mbartura administrative në gjykatë”, tha përfaqësuesi i OECD, Gregor Virant.
EMRI+FOTO/ Kush është infermierja që v*u veten në Elbasan, para aktit tragjik takoi djalin