Aplikacion
“Qeni im shkeli një bletë”, kujtoi Heard në gjykatë ndërsa jepte detaje rreth ditës që ajo dhe ish-bashkëshorti i saj Depp u zunë keq. Në anglisht kjo fjali është “My dog stepped on a bee” dhe fjalitë pasuese duhet të mbarojnë me -i që të kenë rimë.
Përdoruesit “TikTok” duket se janë fiksuar pas saj dhe kanë krijuar me mijëra video, duke mbledhur qindra mijëra, por edhe miliona shikime. Videot virale fillojnë me klipin origjinal “Qeni im shkeli një bletë” nga dëshmia e Heard dhe njerëzit më pas vijojnë me poezinë e tyre.
Në një video virale, e cila ka 2.2 milionë shikime, një bletë virtuale shihet duke notuar në ajër duke thënë: “Amber po thotë gënjeshtra për mua”, pra “Amber’s telling lies about me.” Ndërkohë kujtojmë se Heard tregoi se si qeni i saj u plagos, duke e çuar atë te një veteriner në ditën kur ajo pretendoi se Depp i futi duart në vende intime për të gjetur kokainën./L.K
/Zoom.al
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet