Aplikacion
Disa nga mediat vendase kanë raportuar për disa ndryshime në stafin e kryeministrit Rama ku sipas burimeve pranë qeverisë, ai ka shtuar numrin e këshilltarëve të tij, por ka ulur moshën e tyre. Një ndër emrat e përmendur, që ka zënë vendin e këshilltares për çështjet e transportit e navigacionit ajror është 26- vjeçarja Rejana Idrizi. Dhe po ka një lidhje tepër të ngushtë me Idrizin tjetër të navigimit ajror. Ajo është vajza e Sinan Idrizit, pronarit shqiptar të kompanisë ‘Air Albania’.
Familja Idrizi posedon 41% të aksioneve të kompanisë shqiptaro-turke.
Pa vënë në dyshim aftësitë e vajzës së tij si eksperte e navigimit, lidhjet e ngushta të babait të saj me kryeministrin Edi Rama duket të jenë arsyeja parësore e rekrutimit si këshilltare.
Sinan Idrizi është njëkohësisht president i klubit të futbollit “Flamurtari” të Vlorës, ndërkohë emri i tij lidhe me disa afera mashtrimi miliona dollarëshe Shqipëri-Turqi.
Nga ana tjetër, kryeministri Rama prej kohësh e ka trajtuar kompaninë “Air Albania” si një biznes familjar dhe ka përdorur vazhdimisht avionin me emrin “Ismail” si charter-in e tij privat, ndonëse është aset i kompanisë dhe vihet në përdorim me paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Emri i Rejanës del edhe në aksionet e kompanisë, ku ajo së bashku me mamanë e saj janë pronaret de jure të 41% të aksioneve dhe jo Sinani./Zoom.al
Gjermania përballet me mungesë punonjësish, nevojiten rreth 288.000 emigrantë në vit