zoom

Aktualitet

Përcillet me homazhe ish-kryebashkiaku i Elbasanit, Qazim Sejdini

Po mbahen sot homazhe në nder të ish-kryebashiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini.

Mes shumë figurave të politikës pjesë e homazheve që po mbahen në teatrin Skampa të Elbasanit, ishte dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili vlerësoi figurën e Sejdinit.

“Ngushëllime familjes dhe qytetarëve të Elbasanit. Qazimi ka qenë aty që kur shumë prej nesh ishin fillestar në politikë. Kujtoj gjithmonë me shumë dashuri humorin dhe se si na e bënte me të lehtë ato sfida që na dukeshin të mëdha sa bota. Do ta kujtoj për zemrën e bardhë, batutën e fortë dhe për dashurinë e madhe për ata që punoj”, tha Veliaj.

Kujtomë se Sejdini u nda nga jeta dje në moshën 73-vjeçare pas një beteje me një sëmundje të rëndë. Ai fitoi tre herë radhazi mandatin e kryebashkiakut të Elbasanit dhe ishte një nga figurat e larta socialiste tre dekadat e fundit. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura