zoom

Bota

“Për herë të fundit, familjen e takova…”/ Jeta e Zelensky-t në këto ditë lufte

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka dhënë një intervistë për mediat e huaja duke treguar se si është jeta e tij këto ditë, ku vendi ndodhet nën pushtimin e forcave ruse.

Nga vendstrehimi në Kiev, Zelensky u shpreh se këto ditë të tij janë punë dhe gjumë, ndërsa takimet me familjen, shumë të rralla.

Pjesë nga intervista:

Gazetari: Si po shkon jeta juaj gjatë pushtimit?
Zelensky: Punë dhe gjumë
Gazetari: A mund ta shihni familjen dhe fëmijët?
Zelensky: Jo
Gazetari: Kur ishte hera e fundit që ju i keni takuar?
Zelensky: Përpara luftës, jo më falni tre ditë më parë, në mes të luftës.