zoom

Aktualitet

“Për familjen Gushi dhe për të vendosur drejtësi”, banorët e Fierit në protestë

Një protestë është thirrur të mbahet të martën pasdite në qytetin e Fierit për familjen Gushi, ku katër anëtarët e saj humbën jetën në aksidentin tragjik që ndodhi në autostradën Levan-Vlorë.

Në një postër të shpërndarë nga organizatorët e protestës, theksohet se ajo do të mbahet në orën 18:30, datë 29 qershor, në sheshin “Europa”; me diçiturën për familjen Gushi dhe për të vendosur drejtësi.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 08:23 të mëngjesit në aksin Fier-Vlorë në vendin e njohur si “kripa”, ku të katër anëtarët e familjes Gushi humbën jetën.

Familja Gushi ishte me origjinë nga Patosi. Ata sapo ishin kthyer nga Greqia dhe ishin duke shkuar me pushime në bregdet.

Përplasja ka qenë shumë e fortë për makinën “Toyota” ku udhëtonin ata, pasi mjeti u shkatërrua plotësisht. U desh ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë trupat nga automjeti.