Aplikacion
“Edhe gjatë fundjavës, ne pamë që Putin shtoi kapacitetin e forcave të tij përgjatë kufirit me Ukrainën dhe në Bjellorusi,” tha zëdhënësi i Pentagonit John Kirby, raporton Reuters.
Ai shtoi se forcat ruse në këtë moment, nuk janë të drejtuara drejtpërdrejt nga ana lindore të NATO-s. Sipas tij, Rusia ka 100 mijë ushtarë dhe vazhdon të shtojë forcat e saj.
Kirby tha se asnjë forcë shtesë amerikane nuk ishte urdhëruar për t’u përgatitur për dislokim në këtë kohë.