zoom

Aktualitet

“Pensionistët do të paguajnë më pak për energjinë” – Rama jep detajet

Pensionistët do të paguajnë çmim të diferencuar për energjinë elektrike.

Lajmin e dha kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me pensionistët në Fier, ku i ngarkoi zëvendëses së tij, Belinda Ballukut të ulë tarifën e energjisë për pensionistët.

Sipas Edi Ramës, nisma do të konkretizohet brenda këtij viti dhe do të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm.

“Ti je ministre e Infrastrukutës dhe Energjisë. Nuk e di si do bësh, por tani që vajte në Fier dhe nëse do që ata në Fier të të mbajnë në krah, duhet që qoftë edhe një qindarkë t’ua ulësh çmimin e energjisë elektrike. Jo vetëm për Fierin kuptohet, por duke u nisyr nga Fieri për të çuar një mesazh të ngrohtë te të gjithë dhe duke filluar sigurisht nga pensionistët që veç bonusit, të kenë edhe një lehtësi tjetër. Nuk duhet ta kalojmë Vitin e Ri pa ju thënë pesnionistëve që kaq, 1 lek, 1 lek, fatura në janar ose shkurt kur fillon, do t’ju vijë më pak se ç’ishte. Të shikojmë nëse do ta bëjë ose jo… Por dashuria e Fierit është e madhe, duhet të investosh”, tha Edi Rama.

Postime të lidhura