zoom

Aktualitet

Pensionistët dhe minatorët përplasen fizikisht me policinë: Mos prek me dorë!

Një grup minatorësh dhe pensionistësh protestuan këtë të enjte para Parlamentit për rritje të pensioneve dhe njohjen e statusit të minatorit.

Por tubimi i tyre degradoi në përplasje fizike mes protestuesve dhe punonjësve të policisë.

Një prej protestuesve pati probleme shëndetësore mirë, duke shfaqur probleme në frymëmarrje.

Ai u ul përtokë, ndërsa u shpreh se ka probleme me zemrën dhe diabetin. Nga ana tjetër, një protestues tjetër dëgjohet teksa i revoltuar thotë:

“Këta nuk qenkan punonjës shteti, janë idiotë”.

“Mos prek me dorë”, i drejtohet një tjetër policisë.