zoom

Aktualitet

Peleshi nxjerr pamjet nga Liqeni i Gramozit/ Komentuesit: Po ta merr greku

E ndërsa Shqipëria dhe Greqia po përplasen sërish për “pronësinë” e Liqenit akullnajor të Gramozit, ish-ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi duket se nuk është shqetësuar aspak nga një gjë e tillë.

Pavarësisht mungesës së një reagimi zyrtar nga ana e qeverisë në Tiranë, një ditë më parë Peleshi ka publikuar pamjet pikërisht nga kjo vendodhje ku shkruan, “Liqeni akullnajor i Gramozit, një mrekulli e natyrës fshehur mes majave të bardha, ku qetësia e madhështia e maleve bashkohen në harmoni të përsosur”.

Postimi i Peleshit duket se nuk i ka shpëtuar ndjekësve të tij të cilët janë shprehur kritik dhe të ashpër për mungesën e reagimit.

Pak ditë më parë Greqia pretendoi se liqeni i Gramozit është pjesë e territorit grek, ndërsa e akuzoi Shqipërinë se e ka vjedhur atë.

Komentet:

Postime të lidhura