zoom

Aktualitet

Pedagogët rikthehen në protestë, nuk tërhiqen nga kërkesat: Duam rritje page

Pas disa paralajmërive, pedagogët kanë nisur protestën këtë të mërkurë.

Teksa janë mbledhur para Korpusit, pedagogët i kanë bërë thirrje qeverisë që të plotësojë kushtet e tyre.
“Duam rritje page, dhe të rritet buxheti për arsimin”, thanë ata.

Mes të tjerash ata iu bënë thirrje studentëve që t’i bashkohen tubimeve të tyre, për një kauzë të përbashkët.

Ata kërkojnë përgjigje për nëntë kërkesat e tyre. “Ne u dhamë kohë autoriteteve. Por ende nuk kemi marrë përgjigje dhe reagime për kërkesat tona” janë shprehur ata. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse vjeshtën e lëvizjes universitare ta vijojmë më pranverën e lëvizjes universitare” thanë ndër te tjera.

Kërkesa themelore e tyre është rritja 50% e pagave brenda dy viteve, por qeveria e rriti vetëm 15%.

Ndërsa më poshtë janë të listuara 9 pikat kryesore që kërkojnë ata të ploësohet nga qeveria, por që deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje, duke bërë që t’i rikthehen protestave sërish:

Kërkesat e pedagogëve

-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës

-Rritja e financimit për kërkimin shkencor

-Rivendosja e shtesave mbi pagë

-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë

-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare

-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.

-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare

-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.

-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.

Paga mesatare në universitet është 980 euro. Ky nivel page ka mbetur i pandryshuar që nga viti 2004, duke lënë vendin tonë të fundit në rajon për nivelin e pagesave.Pagat e profesorëve në fakultete variojnë nga 90 mijë lekë deri në 140 mijë lekë në rangun drejtues.

Pra, rroga mesatare mujore e mësimdhënësve në arsimin universitar është 115 mijë lekë, ose 980 euro.Në raport me vendet e rajonit, edhe në këtë sektor, në vlerë pagat janë më të ulëtat. Ato pasohen në shkallë rritjeje nga Bosnja, Maqedonia e Veriut e Serbia.

Në Bashkimin Europian ato variojnë nga 5000 deri në 9000 euro në muaj, ndërsa në Australia e Zvicra mbajnë rekordin me rroga që mbërrijnë deri në 16 mijë euro në muaj.

Rivlerësimi i fundit për rrogat e profesorëve në Shqipëri është bërë në vitin 2004 dhe 13 vjet më vonë është bërë indeksim./zoom.al/