Aplikacion
Sipas sindikatës së punonjësve të universitetit të Tiranës pedagogët dhe mësuesit ndihmës do të bojkotojnë nisjen e viti të ri akademik nëse pagat nuk rriten ashtu siç ndodhi me mësuesit e sistemit parauniversitar.
Sindikata ka bërë vazhdimisht kërkesa në Këshillin e Ministrave dhe Ministrisë së Arsimit për këtë problematikë.
Në fillim të muajit korrik, ministrja e Arsimit Evis Kushi deklaroi se pagat e mësuesve në sistemin parauniversitar do të rriten me 6%.
Nga ky vendim përfitojnë 36700 punonjës mësimor, mes të cilëve për herë të parë edhe punonjësit psiko-socialë dhe punonjësit e sigurisë.