Aplikacion
Pas ndryshimeve të bëra në seli, ku një ditë më parë, xhamat e dyerve dhe dritareve u veshën me blu, Lulzim Basha u akuzua publikisht nga Foltorja se po vendos dyer të blinduara për ta shndërruar shtëpinë e demokratëve në bunkerin e tij privat. Komisioni theksoi se ata që shembën regjimin në Shqipëri, nuk do të lejojnë kurrë asnjë hekur që të mbajë peng vullnetin e tyre.
“Deputeti Lulzim Brava e nisi Vitin e Ri me avazin e vjeter te izolimit. Pasi izoloi veten nga 4446 delegate dhe 43 385 anetare qe firmosen shkarkimin e tij ai ka vendosur ne prag te protestes paqesore te demokratve ta ktheje shtepine e tyre ne bunkerin e vetmise dhe pazareve te tij.
Keshtu, ne nje akt turpi dhe paniku te denje vetem per nje apartcik te marre peng ai nderron brava dhe po vendos dyer te blinduara per te shnderruar shtepine e demokratve, seline e Partise Demokratike, ne bunkerin e tij privat.
Me kete rast i kujtojme Lulzim Braves qe mendon se me dyer dhe brava do te mposhte shumicen dhe pluralizmin ne Shqiperi se ata qe shemben regjimin me gjakatar ne ‘90 nuk do te lejojne kurre asnje dere brave, hekur apo shul te mbaje peng vullnetin e tyre te shprehur permes votes se lire.
Partia Demokratike ka lindur si shtepi e lirise dhe e tille do te vijoje te mbetet, kurse Lulzim Pengu se bashku me pengmarresin e tij do kene fatin e atyre qe bunkerizuan Shqiperine”, thuhej në deklaratë.
Dera e hyrjes kryesore dhe xhamat e selisë blu u veshën dje me letër ngjitëse me logon dhe simbolet e PD-së.
Nuk vonoi dhe kundërpërgjigjja nga Partia Demokratike erdhi. Ndër të tjera thuhej se kasafortizimi dhe bunkerizimi nuk janë metoda të Partisë Demokratike, por të celulave ilegale që të vetmin merak kanë karriket dhe zyrat e tyre.
Deklarata e plotë:
Partia Demokratike nuk do të jetë kurrë e hapur për trafikantët e drogës që shoqërojnë Sali Berishën në sulmin që po përgatit kundër Partisë Demokratike për të vendosur hallin e tij mbi të ardhmen e gjithë demokratëve. Çdokush e ka të qartë se gjuha dhe aktet e tij kanë qëllim të nxisin dhunë, si opsionin e vetëm që i ka mbetur. Sali Berisha mund të shoqërohet me trafikant droge të shpallur non-grata në Mbretërinë e Bashkuar, pjesë e organizatës kriminale B9. Mund t’i ftojë në shtëpi, familjarët e tij mund të bëjnë edhe biznes me pasuri të paluajtshme me ta në një skemë të pastër pastrimi parash, si dhe mund të ndajnë edhe fitimet nga bizneset me lojrat e fatit, por kurrë nuk kanë për t’u lejuar më të bëjnë biznes me sakrificën e demokratëve. Kurrë më!
Shumica dërrmuese e anëtarëve të Kryesisë së Partisë, Këshillit Kombëtar dhe 5004 delegatë të Kuvendit Kombëtar, më 18 Dhjetor zgjodhën të ardhmen, zgjodhën t’i shërbejnë interesit të demokratëve, zgjodhën t’i shërbejnë vetëm interesit të Shqipërisë. Ne jemi krenarë që jemi partia e parë politike në Shqipëri dhe Rajon që i bashkohet nismës botërore të SHBA për të mbajtur jashtë vendimmarrjes në institucionet e partisë personat e shpallur non-grata për korrupsion, abuzim me pushtetin apo përfshirje në krimin e organizuar.
Kasafortizimi dhe bunkerizimi nuk janë metoda të Partisë Demokratike, por të celulave ilegale që të vetmin merak kanë karriket dhe zyrat e tyre. Punimet dhe mirëmbajtja në seli këtë fillimviti bëhen në funksion të riorganizimit dhe rifreskimit të strukturave qendrore të partisë. Selia qendrore e Partisë Demokratike ka qenë dhe do të jetë gjithmonë e hapur për demokratët e sakrificave dhe kontributeve, por e mbyllur për ata që e kanë mbajtur peng Partinë Demokratike gjatë gjithë këtyre viteve me shpresën se mund ta përdorin për t’u fshehur, mbrojtur apo rregulluar punët e tyre të pista.
Fill pas kësaj, Drejtoresha e Komunikimit në Komisionin e Rithemelimit në PD, Floriana Garo iu përgjigj kryedemokratit Lulzim Basha.
“Deputeti Brava e kupton qe numerimi se prapthi per te eshte afer fundit”, thuhej në hyrje të deklaratës së Garos.
Më tej ajo i cilësoi qesharake akuzat për pastrim parash në drejtim të Berishës, në një kohë kur sipas saj, ai është politikani më i akuzuar për këtë gjë. Garo thotë se Basha e kupton që për të ka nisur numërimi mbrapsht dhe se është afër fundit.
“Deputeti Brava e kupton qe numerimi se prapthi per te eshte afer fundit. I shkarkuar, i braktisur dhe i perbuzur nga demokratet deklaratat e tij ngjasojne gjithnje e me shume si dy pika uji me ato te deputetit Balla qe eshte dhe interlokutori i tij ne PS pas shkarkimit. Sot Lulzim Brava flet per Sali Berishen me gjuhen e langojve te Edi Rames sepse ne fakt ky eshte misioni i fundit qe i ka mbetur per te bere!
Por ne cdo rast ai mbetet nje version qesharak i pengmarresit te tij. Ne 8 vjet nderkohe qe Lulzim Brava shkelte mbi sakrificat e demokrateve per pazare me Ramen, shqiptaret nuk kane degjuar apo pare askend te luftoje dhe denoncoje narkoshtetin, narkotrafikantet dhe krimin e organizuar me shume se Sali Berisha! Akoma me qesharake vjen akuza per pastrim parash kur ne fakt i vetmi politikan i akuzuar zyrtarisht per pastrim parash eshte vete Lulzim Brava per pagesa deri ne 800 mije dollare! Eshte kjo dosje bashke me Toyota Yaris te cilet e kane lene peng te Edi Rama! Eshte mega afera e Portit te Durresit pazar-karremi qe e ben ti ku dervihet vullnetit te demokrateve.
Sa per takimin e shoqates Basha- Bardhi, nuk ka Gaztor qe mund te shpjegoje se si ne nje salle me 1950 karrike qenkan ulur 5004 delegate! Ne fakt kjo eshte dhe nje nga aresyet perse shqiptaret nuk kane asnje besim qe voten e tyre te lire mund ta garantoje dikush qe genjen dhe manipulon me ze dhe figure voten e demokrateve! Por ne pak dite Shqiperia dhe Partia Demokratike do te ndahen nga opozita e deshtuar e korruptuar dhe e kapur e Lulzim Braves! Nuk ka bunker, brave apo shul qe do mund te pengoje vullnetin e demokrateve per t’a cliruar opoziten nga pazaret dhe pengjet”, shkroi Garo.