zoom

Aktualitet

PD sfidon kreun e SPAK në parlament: Përse nuk hetoni inceneratorin e Tiranës?

Deputetja demokrate Albana Vokshi i ka parashtruar një sërë pyetjes kreut të SPAK, Altin Dumanit lidhur me raportin që ai paraqiti në Kuvend për vitin 2022-2023.

Vokshi e pyeti kreun e SPAK se pse nuk po hetohet çështjet e inceneratorit, krimit elektoral dhe koncesionet në shëndetësi, ku iu drejtua “Tek SPAK besimi nga ana e qytetarëve ka qenë shumë i madh, që do fillonte ndërkushmëria, tek raportet e ndërkombëtarëve përmendet se kjo e fundit mbetet e madhe. Nëse ju nuk reagoni dhe krimet thellohen”.

“Ende ka shumë për të bërë ndaj luftës së korrupionit dhe krimit elektoral. Pyetja është se çfarë mbështetje duhet ti japim ne SPAK që të hetohen çështje të tilla si prishja e Teatrit Kombëtar, pse nuk hetohet incneratori i Tiranës dhe kryetari, çfarë bëhet me koncesionet në shëndetësi prej shumë vitesh çekapi është ndër abuzimet më korruptive, kemi bërë kallëzime të shumta, pse nuk hetohet landfili i Porto Romanos.

Për cilat arsye bashkëpunimi mes SPAK dhe Buronë e Hetimit duket se ka qenë i ngrirë për një kohë të gjatë, pse nuk hetohet incneneratori i Fierit, pasi në denoncimet tona, kryetari madje ka punësuar dhe punonjës të paligjshëm, po kthehet në një shfrytëzues. Kam bërë kallëzime për zgjedhjet e 2021 për krime elektorale, për sistemin e patronazhimit dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje. Tek SPAK besimi nga ana e qytetarëve ka qenë shumë i madh, që do fillonte ndërkushmëria, tek raportet e ndërkombëtarëve përmendet se kjo e fundit mbetet e madhe. Nëse ju nuk reagoni dhe krimet thellohen”, tha ajo.