Aplikacion
Siç mëson Zoom.al, Selia Blu ka konkluduar dje negociatat me të gjithë aleatët e saj. Në koalicion do të jenë 26 parti në total.
Ndërsa emri i koalicionit do të jetë i përafërt në ngjashmëri me sloganin “MAGA” të presidentit amerikan Donald Trump. Ai do të quhet “Partia Demokratike Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
Pjesë e koalicionit të udhëhequr nga Sali Berisha do të jetë Partia e Lirisë, e Ilir Metës. Po ashtu, në koalicion do të jetë partia Republikane e Fatmir Mediut, PBDNJ e Vangjel Dules dhe PAA e Agron Dukës. Por surprizë është bashkimi i PDIU-së së Shpëtim Idrizit.
Sipas marrëveshjes, aleatët do të kenë 8 vende të sigurta në listat e mbyllura. Partia e Lirisë do të ketë 4 mandate të sigurta: Ilir Meta dhe Tedi Blushi do të jenë në listat e Tiranës, Edmond Haxhinasto në Elbasan dhe Erisa Xhixho në Fier.
Në Tiranë pritet të jetë edhe Mediu e Idrizi, ndërsa nuk është e qartë se ku do të kandidojnë Dule. Veç vendeve të sigurta, aleatët do të garojnë edhe në listat e hapura në të 12 qarqet. /Zoom.al