zoom

Politikë

PD kërkon Ramën në Parlament/ Alibeaj kërkon të flasë, garda bllokon foltoren

Pas ndërprerjes për 15 minuta, seanca e Kuvendit ka rinisur sërish me debate të ashpra. Opozita insiston që askush të mos flasë pa qenë i pranishëm në sallë kryeministri Edi Rama.

Ishte fillimisht kryetari i PD, Lulzim Basha që refuzoi të mbante fjalën e tij pa praninë e Ramës.

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla propozoi që fjalën ta marrë zv.kryeministri Arben Ahmetaj, derisa në sallë të vijë kryeministri Rama.

Por ndërsa në foltore u drejtua Ahmetaj, të njëjtën gjë bëri edhe deputeti Alibeaj.

I rrethuar nga Garda, Ahmetaj u detyrua të ulët në vend, ndërsa fjalën e mori deputeti i PD.

“Nuk do bëjmë si kalmajt tani, po ta dha nuk diskutohet. Nuk do bëjmë si kalamaj po them. Ikni, ikni ju, se nuk do zihem me Alibeajn unë, as ai me ju”, tha Ahmetaj.

Kryeministri Edi Rama ende nuk është paraqitur në parlament me argumentin se “ka një punë të rëndësishme”.