zoom

Politikë

PD kallëzon në SPAK 5 përfaqësues të lëvizjes Berisha

Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK përfaqësues të lëvizjes Berisha për fallsifikimin e vulës së PD-së.

Ata janë deputetët Belind Këlliçi, Edmond Spaho, Albana Vokshi, si dhe
Ivi Kaso, Ervin Minarolli. Bëhet fjalë për veprën penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 190 paragrafi i 2 dhe 25 i Kodit Penal.

Në kallëzimin drejtuar SPAK-ut thuhet se këta janë përsona që kane patur funksione në PD, kanë dijeni për rregullat e statutit, dhe e kanë kryer veprën penale të përdorimit të vulës dhe simboleve për të realizuar qëllimet e tyre, pavarësisht se ishin në dijeni të pasojave ligjore.

PD e ka depozituar kallëzimin në SPAK, pasi 3 nga të kallëzuarit janë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.