zoom

Politikë

PD i jep Himarën dhe dy bashki të tjera PBDNJ-së së Vangjel Dules

Partia Demokratike dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut kanë arritur marrëveshjen për bashkëpunimin elektoral për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Marrëveshja u nënshkrua nga kryetari i PD-së, Sali Berisha dhe ai i PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Në bazë të marrëveshjes së bërë publike, PD dhe koalicioni që ajo do të drejtojë në këto zgjedhje do t’i lërë tre bashki të lira PBDNJ-së, përfshi këtu edhe Bashkinë Himarë.

Kjo përbënë një nga rastet e ralla kur partitë shqiptare mbështesin PBDNJ-në në zgjedhjet për kryetar të Bashkisë së Himarës.

Më parë ka patur precedentë kur PD dhe PS kanë bashkuar votat në himarë kundër kandidatëve të PBDNJ-së.

 

 MARRËVESHJE PËR ZGJEDHJET VENDORE TË 14 MAJIT 2023, NDËRMJET PARTISË DEMOKRATIKE DHE PARTISË BASHKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT,

 

Sot, me datë 25 janar 2023, ne, përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, firmosim marrëveshjen që vijon, pas konstatimit se Shqipëria është në momente kritike:

  1. për shkak të korrupsionit shkatërrimtar;
  2. të asgjësimit të pluralizmit politik në nivel vendor;
  • të shpopullimit masiv dhe tragjik;
  1. të krizës ekonomike, që po çon në kolaps vendin;
  2. të qeverisjes së kapur peng nga trafiqet, paraja e pisët dhe korrupsioni.

Në këto kushte, Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (në vijim PBDNJ), dakordësohen që t’i ofrojnë Shqipërisë një alternativë fituese në zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023, që përfaqëson vetëm interesat e qytetarëve dhe interesin më të lartë publik.

VENDOSIN:

  1. Partia Demokratike e Shqipërisë dhe koalicioni i drejtuar prej saj do të mbështësë kandidatët për kryetar bashkie të propozuar nga Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut në zonat zgjedhore Bashkitë Himarë, Dropull dhe Finiq.

Kandidatët përkatës do të konsiderohën kandidatë të koalicionit opozitar dhe do të përfaqësojnë alternativën e opozitës së bashkuar në zgjedhjet e 14. 05.2023 në të njëjtën mënyrë, formë dhe mbështetje me kandidatët e tjerë të kolaicionit të përzgjedhur nëpërmjet procesit të primareve të organizuara nga Partia Demokratike e Shqipërisë.

  1. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut angazhohet të mbështesë kandidatët për kryetar bashkie të Partisë Demokratike dhe koalicionit të drejtuar prej saj, në të gjitha zonat e tjera zgjedhore, bashkitë e vendit përveç atyre të përmendura në pikën 1.
  2. Të angazhohen për realizmin e transparencës së plotë për menaxhimin dhe përdorimin e të gjitha fondeve publike, si edhe të gjitha vendimeve të Këshillave Bashkiake dhe të Bashkive që lidhen me to, në të gjithë territorin e vendit, në funksion të llogaridhënies para qytetarëve.
  3. Të angazhohen përmes nismave të përbashkëta institucionale, për ndalimin e betonizimit kriminal dhe korruptiv të qyteteve, duke i dhënë përparësi në vendimmarrjen lokale shëndetit të qytetarëve, gjelbërimit të qyteteve dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

 

                        PËR                                                                                PËR

 

PARTINË DEMOKRATIKE             PARTINË BASHKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT

 

              KRYETAR                                                                     KRYETAR

 

 

               Sali  Berisha                                                                   Vangjel Dule