Aplikacion
Sipas Dumës, PD është gati për të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme lokale, por edhe zgjedhje lokale në të gjithë vendin, duke pasur parasysh që në të gjitha bashkitë qeveris PS për shkak të bojkotit të opozitës më 30 qershor 2019.
Duma tha se “mirëpret të gjitha zonjat, kushdo që të jenë kryetare të një strukture apo anëtare të LDG-së që t’i bashkohen këtij procesi”.
Durrësi do të jetë më 6 mars mes 6 bashkive, ku do të zhvillohen zgjedhje të pjesshme lokale dhe në situatën aktuale ku ndodhet PD duket thuajse e pamundur që ajo të zhvillojë një garë të barabartë dhe të synojë fitoren në qytetin bregdetar. Sipas Dumës, është koha që pas një qeverisjeje lokale prej 21 vitesh nga PS, Durrësi të marrë atë që meriton.