zoom

Politikë

PD e Bashës humb tjetër betejë për Statutin, rrëzohet kërkesa për përjashtimin e gjyqtarit Rrapi

Partia Demokratike e përfaqësuar nga Lulzim Basha humbet një tjetër betejë juridike në Gjykatën e Tiiranës. Teksa seancën e kaluar u vendos të merrej parasysh ankimimi për padinë e bërë nga Rithemelimi për çështjen e Statutit të mbledhjes së 2 Shtatorit, sot u rrëzua edhe kërkesa e radhës.

Njoftohet se rrëzohet kërkesa e përfaqësuesve të Partisë Demokratike Zyrtare, për përjashtimin e gjyqtarit Niko Rapi. Ky akt erdhi nga PD e Bashës seancën e kaluar, nëpërmjet deklaratës së avokatit mbrojtës.

Kërkesa e përfaqësuesve ligjor të Bashës, erdhi pasi gjyqtari Rapi më herë rrëzoi pretendimet e tyre, për dokumentacion shtesë mbi mbledhjen Këshillit Kombëtarë të Partisë Demokratike të zhvilluar online më kërkesë të Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi më 28 korrik, në të cilën u kërkuan mos mbajtja e zgjedhjeve për kryetarë të Partisë Demokratike.

Zgjedhje në të cilat Basha u rizgjodh kryetarë i PD dhe përmes së cilave u zhvillua dhe mbledhja Këshillit Kombëtarë të PD në 2 shtator, ku u miratua dhe statuti i ri i selisë Blu dhe struktura e re drejtuese e saj.

Gjyqtari në fjalë çel seancën që pritet të mbahet po sot, sipas procedurave, nëse nuk do të ketë zhvillim të ri procedurial. Rithemelimi kërkon shpalljen të paligjshme të vendimeve të marra në atë mbledhje.

Çfarë deklaruan seancën e kaluar avokatët e PD:

“Ne kemi dyshime të arsyeshme se në dosje mungon dokumentacioni i nevojshëm për të legjitimuar procesin. Ne na rezulton që mos të jetë mbledhur Këshilli Kombëtar, pasi nuk mbështetet askund në legjislacion. Ne kemi dyshime të arsyeshme se kjo mbledhje nuk ekziston dhe jemi ne kushtet e falsifikimit të dokumenteve. Ne i kërkojmë dokumentacionin që pala e përfshirë në proces pretendon se ka organizuar dhe mbledhur Këshillin Kombëtar”, tha Sefa. Lidhur me këtë kërkesë reagoi dhe përfaqësuesi ligjor i palës tjetër, Marash Logu. Sipas tij, në gjykatë është dorëzuar i gjithë dokumentacioni i nevojshëm dhe nuk ka më dokumentacion shtesë. “Vazhdimi i lojës së turpshme të Bashës për ta mbajtur pezull dhe zvarritur statutin e PD. Përfaqësuesit e Bashës përdorin çdo lloj truku për ta shtyrë. Ajo që kemi thënë në këtë proces gjyqësor, pavarësisht çdo mjeti nuk ka gjykatë që mund të legjitimojë vendimmarrjet e Kuvendit të 2 shtatorit. Frika që kanë përfaqësuesit e Bashës i shtyn sot të bëjnë aktin e radhës të turpshëm dhe të paligjshëm për të kërkuar përjashtimin e gjyqtarit”, tha Logu.

“Kërkojnë gjëra që i kanë, janë manovra që ky proces të mos shkojë deri në fund dhe gjykata të mos dalë më vendimin që pritet të dalë, që është pezullimi procesit derisa të zgjidhet në gjykatë. Është e katërta herë që shtyhet, që është skandaloze. Ne si përfaqësues të Berishës kemi kërkuar pezullimin e këtij gjykimi, për sa kohë që nuk është zgjidh në themel, nuk mund të regjistrohen kërkesat e Bashës”, u shpreh ai.

Në këtë proces gjyqësor, Gjykata ka njohur tre palë të interesuara. Nga njëra anë është është përfaqësia ligjore e Lulzim Bashës që kërkon njohjen e statutit të 2 shtatorit dhe Bashën kryetar të Partisë Demokratike. Pala tjetër është Gazment Bardhi, që kërkon pezullimin e çështjes gjyqësore, duke lënë në fuqi vendimin e Këshillit Kombëtar të 28 korrikut, duke njohur Bardhin si Sekretar të Përgjithshëm të Partisë Demokratike dhe pala e tretë është Sali Berisha, grupimi i “Rithemelimit”. Përfaqësuesit ligjor të Berishës kërkojnë pezullimin e çështjes për sa kohë në Gjykatën e Lartë është ende pa vendim një çështje ligjore për vulën dhe logon e Partisë Demokratike.

/ZOOM.AL/