Aplikacion
Bardhi theksoi se duhet që institucionet e drejtësisë të hetojnë skandalin me fondet e BE-së. Më tej, Bardhi tha se duhet që opozita të dijë se përse ligji për tregtinë e armëve po kalon në një kohë të shpejtë.
“Kërkojmë debat për gjetjet e OLAF për fondet në bujqësi. Duhet të bëjmë të mundur adresimin e të gjitha masave, që të zhbllokohen fondet e IPART 3 për fermerët shqiptarë. Institucionet e drejtësisë të hetojnë skandalin me fondet e BE. Duhet të na thoni se çfarë urgjence ka Këshilli i Ministrave tek ligji për armët, duam të dimë se çfarë urgjencë ka paraqitur Këshilli i Ministrave. Duam ta dimë arsyen, sepse zakonisht ligjet që miratohen shpejt kanë interesa pas”.
Kurse deputetja Jorida Tabaku, në fjalën e tij në Kuvend ngriti pyetjen se përse ligji i armëve duhet të ndryshohet dy herë brenda dy muajsh. Ajo u shpreh se dy muaj më parë Kuvendi u mblodh me kërkesë të një operatori të shpërndarjes së armëve në mënyrë që të ndryshohet lista e municioneve.
“Ligji i armëve u ndryshua para dy muajsh sepse një operator që merrej me shpërndarje e tre kërkoi që në listë të futeshin 2 lloje të ndryshme armësh municionesh. Pra dy muajsh gjithë Parlamenti e ndryshoi ligjin me këtë kërkesë, komisionet brenda ditës u mblodhëm. Po ky ligj është ndryshuar para 6 muajsh. Çfarë është kaq urgjente për ligjin e armëve që nuk u ndryshuar nga një operator tjetër që e ka kërkuar këtë? Pyetje legjitime, U mblodh parlamenti sepse një ofrues që shiste armë kërkoi ndryshimin e listës.
Tani po kërkoni sërish parlamenti të mblidhet. Si mund të mblidhemi me kërkesë të një operatori? Kush janë arsyet që nuk u ndryshuan dot para dy muajsh e po kërkohet të ndryshohet tani. Ky është një ligj jo i thjeshtë ka debat dhe prek shumë interesa, është i përafruar me legjislacionin e BE”, u shpreh Tabaku.
Teksa deputeti Dashnor Sula ironizoi sjelljen e mazhorancës dhe skandalet e zyrtarëve, duke theksuar se ata janë kundër drejtësisë apo se përpiqen të mbulohen pas raporteve të SPAK. /ZOOM.AL/