zoom

Lajme

PD akuza Ballukut: Kurdisi arrestimin e Belerit me Aurel Zarkën

Partia Demokratike ka kërkuar ditën e sotme që të hetohet, zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila sipas Klevis Balliut rezulton e përfshirë në disa skenarë të dyshimtë.

Nga selia blu, Klevis Balliu deklaroi se arrestimi i Fredi Belerit është orkestruar nga ish shefi i operacionales, Oltion Bistri dhe nga ish kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka.

Këta të dy sipas PD janë të lidhur me Belinda Ballukun.

“Në vitin 2023, dy ishin funksionaret e policisë dhe prokurorisë të cilët dyshohet se kurdisën kurthin ndaj Fredi Belerit. Ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri, i promovuar në këtë detyrë nga Belinda Balluku. Ish-prokurori i rrethit të Vlorës, Aurel Zarka, gjithashtu i lidhur me Belinda Ballukun dyshohet nëpërmjet kunatit të tij të quajtur Erald Elezi, i cili në vitin 2023 punonte në ARRSH me emërim direkt të Ballukut. Një vit më vonë me 29 korrik 2024 ndodhi që Prokuroria e Posaçme shqiptare SPAK arrestoi prokurorin e Vlorës, Aurel Zarka në bazë të një procedimi të autoriteteve belge në lidhje me transkiptimet e telefonave SKY ENCRO”, u shpreh Balliu.
Më tej sipas demokratit, Belina Balluku ka emëruar kunatin e Aurel Zarkës në krye të Koorporatës Elektroenergjitike, (KESH).

“Kur ndodhi e papritura një vit më vonë, dhe SPAK arrestoi me 29 korrik 2024 prokurorin Zarka, Belinda Balluku për 24 orë i ka emëruar e tij kunatin Erald Elezi, si drejtor të Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare për t’i dhënë garanci se nuk e kishte shitur dhe as e kishte lëshuar. Erald Elezit i është dhënë aseti më i rëndësishëm i infrastrukturës kritike të energjisë, mbase si garanci që Aurel Zarka të mos flasë dhe të mos tregojë të vërtetat që di ai. U bëjmë thirrje organeve ligjazbatuese që të hetojnë lidhjet e Belinda Ballukut me këto aksione”, thekson Balliu.
Deklarata e koordinatorit rajonal të Tiranës, Klevis Balliu:

Me datën 13 Mars 2024 Erind Sulo emërohet administrator dhe drejtor i ri i Koorporateës Elektroenergjitike shqiptare.

Por për habinë e të gjithëve, ai shkarkohet nga kjo detyrë 4 muaj më pas, motivacioni i shkarkimit të tij mbeti mister, pasi nuk rezultonte që ai te kishte ndonjë problem, nuk rezultonte të kishte mosmarrëveshje me ministren e Energjisë Belinda Balluku, përkundrazi ai u pa në rrethin e ngushtë të Ballukut dhe mori mbështetjen e saj pas shkarkimit.

Por motivi i shkarkimit të Erindi Sulos do mbetej mister deri sa një informacion i siguruar nga burime shikohet nga aktet zyrtare se shkarkimi i Erind Sulos mund të lidhet në fakt edhe me lojën e bërë ndaj Fredi Belerit, që rezulton se arkitektë mund të jenë, jo vetëm Edi Rama por dhe Belinda Balluku.

Në vitin 2023, dy ishin funksionaret e policisë dhe prokurorisë të cilët dyshohet se kurdisën kurthin ndaj Fredi Belerit. Ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri, i promovuar në këtë detyrë nga Belinda Balluku.

Ish-prokurori i rrethit të Vlorës, Aurel Zarka, gjithashtu i lidhur me Belinda Ballukun dyshohet nëpërmjet kunatit të tij të quajtur Erald Elezi, i cili në vitin 2023 punonte në ARRSH me emërim direkt të Ballukut.

Një vit më vonë me 29 korrik 2024 ndodhi që Prokuroria e Posaçme shqiptare SPAK arrestoi prokurorin e Vlorës, Aurel Zarka në bazë të një procedimi të autoriteteve belge në lidhje me transkiptimet e telefonave SKY ENCRO.

Vetëm 24 orë më vonë nga arrestimi i prokurorit Zarkaj, rezulton se është mbledhur bordi drejtues i Koorporates Elektroenergjitike Shqiptare KESH dhe ka shkarkuar nga detyra drejtorin Erindi Sulo, për ta zëvendësuar atë me urgjencë me kunatin e prokurorit të arrestuar Aurel Zarka.

Nga aktet zyrtare rezulton se me datën 30 korrik 2024, bordi drejtues i KESH ka bërë emërimin e drejtorit dhe administratorit te ri të këtij institucioni Erald Elezi.

Shtetasi Erald Elezi rezulton kunati i prokurorit të arrestuar Aurel Zarka. Ne deklarimin e pasurisë që ka bërë në institucionet shtetërore, në deklaratë gjenden dhe te ardhurat e detajuara të bashkëshortes së zotit Zarka, shtetases Suela Zarka (Elezi) e cila rezulton e bija e Hysni dhe Hurma Elezit, e datëlindjes 11 Qershor 1981.

Njësoj rezulton dhe drejtori i KESH, i biri i Hysni dhe Hurma Elezit, i lindur me 13 Janar 1992.

Pra rezulton se prokurori Aurel Zarkaj ka për grua të motrën e Erald Elezit, i cili është emëruar drejtor i KESH, 24 orë pas arrestimit të prokurorit Zarka.

Po ashtu, nga administrimi i të dhënave zyrtare rezulton se në Dhjetor 2023, dy motrat Suela Zarka dhe Algerta Elezi, kanë themeluar në Tiranë kompaninë tregtare CITY LOCKERS, ç’ka është tregues se të dy motrat me të vëllanë janë në marrëdhënie të ngushta jo vetëm si lidhje biologjike, por dhe si lidhje biznesi.

Nga sa me sipër mund të arsyetohet se urdhrin e Ramës nga pikëpamja operative e ka ndjekur Lubi Balluku.

Kur ndodhi e papritura një vit më vonë, dhe SPAK arrestoi me 29 korrik 2024 prokurorin Zarka, Belinda Balluku për 24 orë i ka emëruar e tij kunatin Erald Elezi, si drejtor të Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare për t’i dhënë garanci se nuk e kishte shitur dhe as e kishte lëshuar.

Erald Elezit i është dhënë aseti më i rëndësishëm i infrastrukturës kritike të energjisë, mbase si garanci që Aurel Zarka të mos flasë dhe të mos tregojë të vërtetat që di ai.

U bëjmë thirrje organeve ligjazbatuese që të hetojnë lidhjet e Belinda Ballukut me këto aksione.

Postime të lidhura