zoom

Të gjitha

Paul McCartney, ylli ndërkombëtar që nuk plaket kurrë

Muzikanti veteran dhe ish-Beatle, Paul McCartney do te festoje ditelindjern e 80  të shtunën  më 18 qershor.Një javë pas ditëlindjes së tij, McCartney do të ngjitet në skenën e Glastonbury më 25 qershor, duke e bërë atë titullarin më të vjetër të festivalit muzikor.

I lindur në Liverpool në vitin 1942 dhe i rritur në Anglinë veriore të pasluftës, McCartney udhëhoqi një revolucion kulturor në “Swinging Sixties” që transformoi Britaninë dhe pjesën më të madhe të botës. Në vitin 1957, në moshën 15-vjeçare, ai takoi një nxënës tjetër të quajtur John Lennon dhe pak më vonë u bashkua me të në atë që do të bëhej grupi më popullor në historinë e muzikës moderne.

Me The Beatles, McCartney shkroi disa nga këngët më të dëgjuara dhe më të dashura në botë si “Yesterday”, “Hey Jude” dhe “Let it Be”.Ai dhe Ringo Starr janë të vetmit anëtarë të mbijetuar të grupit që u nda në 1970.McCartney, i cili luajti me grupin rock Wings gjatë viteve 1970, ka vazhduar turneun dhe publikimin e disqeve të reja, duke përfshirë pjesë klasike.

Ai mori një titull kalorësi nga Mbretëresha Elizabeth në 1997 dhe është nderuar edhe  nga Presidenti i atëhershëm i SHBA Barack Obama në 2010 për kontributin e tij në kulturën amerikane.

Ai publikoi për herë të fundit një album të quajtur “McCartney III” në vitin 2020, i shkruar, prodhuar dhe realizuar nga ylli i muzikës, gjatë mbylljes në studion e tij në Sussex, në Anglinë  e  jugut./L.K

/Zoom.al

Postime të lidhura