zoom

Lajme

Pasuria e Hailey Bieber, cilat janë të ardhurat kryesore të gruas së Justin Bieber

Hailey Baldwin Bieber ka bërë emër më shumë sesa thjesht gruaja e superyllit të popit Justin Bieber.

Me një vlerë neto prej 20 milionë dollarësh, Hailey ka ndërtuar një karrierë mbresëlënëse në industrinë e modës.

Hailey lindi në një familje të njohur pasi është vajza e aktorit Stephen Baldwin dhe mbesa e Alec Baldwin.

Pavarësisht mbiemrit të saj të famshëm, Hailey krijoi rrugën e saj drejt suksesit, duke ëndërruar fillimisht të bëhej një balerinë profesioniste.

Megjithatë, pas një dëmtimi në këmbë i dha fund asaj ëndrre dhe zhvendosi fokusin e saj në modeling, duke nënshkruar me Ford Models në moshë të re.

Karriera e saj e modelimit u ngrit shpejt, me debutimin e saj në pasarelë për Topshop dhe Sonia Rykiel në 2014.

Që atëherë, Hailey ka sfiluar për markat kryesore si Ralph Lauren, Tommy Hilfiger dhe Levi’s.

Gjithashtu ka pozuar në kopertinat e revistave prestigjioze të modës si Vogue, Elle dhe Harper’s Bazaar , duke forcuar statusin e saj si një top modele.

Gjithashtu lançoi markën e saj të kujdesit të lëkurës, Rhode, në vitin 2022, duke diversifikuar më tej burimin e të ardhurave.

Suksesi i Hailey në industrinë e modës dhe bukurisë e ka bërë atë një nga figurat më të njohura në botën e modelingut.