Aplikacion
Rumunia Sabrina Rova, 23 vjeç, kishte punuar në hotelin Hilton me pesë yje në Park Lane, pranë Pallatit Buckingham.
Vjedhja e bizhuterive me vlerë ka ndodhur më 7 korrik të këtij viti.
Rova përdori kartën e kreditit për të blerë mallra në dyqanin aty pranë Footlocker në Oxford Street.
Prokurori Alex Matthews tha se pastruesja ishte pjesë e një “grupi të organizuar” i cili vodhi bizhuteri me vlerë 187,000 £ nga një prej të ftuarve.
Ajo pritet të dënohet me një masë minimumi 3 vjet.
Gjatë seancës gjyqësore ajo shpërtheu në lot, ndërsa kërkoi ndjesë për veprimin.
Gjykatësi tha se kishte një ‘mundësi reale’ që ajo të dënohej me burg ndërsa vajza Rova u lut në gjunjë duke qarë.
Gjykata e la atë në paraburgim deri më 27 janar 2023, në seancën e rradhës, shkruan Daily Mail.
“Do t’i këndoja babait të Loredanës”/ Arbër Hajdari-Jozit: 2 metër burrë, si nuk ia dhe dorën