Aplikacion
Prokuroria e Posaçme i komunikoi akuzat përmes avokatëve mbrojtës të bashkëjetueses aktuale të ish numrit dy të qeverisë.
Ditën e djeshme SPAK, gjithashtu i komunikoi të njëjtat akuza ish-bashkëshortes së Ahmetajt, Albina Mançkës, e cila u paraqit në ambientet e Prokurorisë.
Më parë Mançka është pyetur nga prokurorët, në lidhje me pasurinë që ka ndarë me ish-zv/kryeministrin e vendit dhe çfarë informacionesh kishte rreth aktivitetit financiar të tij. Ajo ka mohuar të kishte dijeni për operacionet financiare në fjalë.
Mançka gjatë marrjes në pyetje tha se vilën që i është sekuestruar ia ka lanë shoqja e saj, e cila jeton në Zvicër. Ajo tha se personalisht në emër të saj ka vetëm një shtëpi në zonën e ish-“Bllokut”, në Tiranë.
Arben Ahmetaj, ish-zv kryeministër akuzohet për veprat penale pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe korrupsion pasiv, të lidhura me aferën e inceneratorëve. /ZOOM.AL