Aplikacion
Në Dibër, raportohet se vijon të ketë probleme në kalimin e “Rrugës së Arbrit”. Niveli i asfaltit është ulur, ndërsa raportohet për një banesë të dëmtuar nga reshjet. Po ashtu probleme kanë njësitë e thella, si Lura, Kalaja e Dodës, etj., ku ka pasur rrëshqitje gurësh. Era e fortë ka shembur pemët dhe si pasojë janë dëmtuar shtyllat duke u ndërprerë energjia elektrike në disa zona. Në fshatin “Fshat”, ka pasur çarje të asfalti, ndërsa shtabi i emergjencave është në gatishmëri. të plotë.
Edhe sot, kanë vijuar reshjet në qarkun e Gjirokastrës. Problematika kryesisht ka pasur në Përmet, ku u bllokuan 23 turistë në Kanionin e Langaricës, por u evakuuan disa orë më pas pa lëndime.
Moti i keq ka përfshirë edhe qarkun e Korçës, por deri tani nuk janë shkaktuar përmbytje. Ka pasur vërshime të ujit, por nuk janë shkaktuar problematika. Aktualisht situata është nën kontroll, ndërsa gjatë mbrëmjes nga era e fortë në Pedonale, është shkëputur një pjesë suvaje, dhe ka rënë mbi tendën e një lokali. Si pasojë ka mbetur i plagosur lehtë një person në shpatull.
Në qarkun e Kukësit ka pasur rrëshqitje dherash, në akset nacionale. Akset problematike mbeten Kukës-Shishtavec, Kukës- Peshkopi, Bajram Curri- Qafë Mali dhe Qafë Mali- Kukës. /ZOOM.AL/
EMRAT/ Kush ishin dy shënjestrat e atentatit në Berat, ikën me vrap për të shpëtuar nga plumbat