zoom

Të gjitha

“Me çfarë fytyre do e prezantosh përsëri të njëjtin dashnor”/ Bora Zemani kryqëzohet nga fansat

Asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar ribashkimin, por fotot e shkrepur nga njerëzit i kanë dhënë fund çdo dyshimi.  Pasi fotot bënë xhiron e rrjetit ka ardhur edhe reagimi i parë i Bora Zemanit në Instagram ku ka postuar një selfie.

Postimi ka marrë komente të shumta pozitive sidomos nga fansat e saj dhe Donaldit që i përgëzojnë për ribashkimin. Megjithatë, nuk kanë munguar as komentet negative nga njerëz që i akuzojnë si ‘manipulues’ që kanë bërë gjithçka për vëmendje.

Të tjerë, i kërkojnë Borës mos ta falë aktorin, pasi sipas atyre, ai e tradhtoi para gjithë Shqipërisë. Ja disa nga komentet:

“Realisht të kam mbështetur dhe te dija më të fortë në karakter, dhe jo aq mendjelehte sa të luaj me ty sa herë t’i dojë qejfi atij. Bile tradhtia publike meritonte pak më shumë të reflektoje se je 30 jo 20.”

 “E ke dh* gjithë punën nëse i ke dhënë mundësi tjetër. Nuk e meriton se të uli në sy të të gjithëve. Imagjino çfarë bën fshehurazi servili. Nuk ka fytyrë ai, ti meriton më shumë.”

“Vazhdo kështu vetëm të lutem mos e fal tradhtinë sepse ai idiot nuk të meriton ty as Trixën sepse të dyjave ju premtoi, të dyjave ju tradhtoi, idioti. Unë besoj në ty e di se ti nuk je një femër e ultë, edhe nuk je pa karakter me i dhënë mundësi atij idiot edhe bëhu e sinqertë tregoju njerëzve që nuk je me të. Mos i ul vetes vlerat, as karakterin që ke, mendo për familjen tënde, djalin. Se ai tradhtar emër s’ka edhe mos të lutet me ty ai kur don tradhton kur do të afrohet. Mos e lejooooo se nuk je një femër pa karakter”.

 “O erdhi prap stili fshataresk se kishe bërë ca ditë mungesa. Ta di Prada kush e vesh do mbyllë prodhimin, do falimentojë.“ “Ja dhe gënjeshtrat qe s’jemi bashkë i dolën sheshit… Çfarë do shpikësh tani për vëmendje women? Oh ndonjë shtatzëni ose abort besoj….pfff”

“Moj grua, me çfarë fytyre do e prezantosh përsëri të njëjtin “dashnor” Donaldin tek prindërit, vëllai dhe djali që të ofendoi e të uli për tokë në mënyrën më të keqe para një Shqiptarie… BORA: “Prindër të dashur, JA I DASHURI IM I RI,” dhe ata ‘Bravo vajza jonë e mençur’ do thonë e do mburren…. uppsss harrova me FALNI se ju s’keni fytyrë për TURP, kryesore të keni lekë!!! Dhe ju LUTEM mos bëni FEMIJË se me dhimbset se do ngelë edhe ai rrugëve si i pari sepse fëmijët nuk kanë asnjë faj!!! Gjynah për fëmijët që kanë prindër si ju!!”.

Rikthimi i Donaldit dhe Borës krah njëri-tjetrit vjen rreth 4 muaj pas daljes së aktorit nga “Big Brother VIP”. Me përfundimin e formatit ai i dha fund menjëherë lidhjes me Beatrix Ramosajn teksa i ka kërkuar falje Borës publikisht dhe personalisht./L.K

/Zoom.al