zoom

Politikë

Pas ‘zbritjes nga treni i PS-së’, Ditmir Bushati bën lëvizjen e radhës: Çuna e goca, ju ftoj në shesh

Ish -Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se mbrëmjen e sotme do të ketë një takim online me mbështetësit e tij.

Bushati shkruan se 25 prilli është i rëndësishëm mbi të gjitha për qytetarët. Takimin, Bushati e ka njoftuar në orën 20.00 të mbrëmjes. Ai thotë se pjesëmarrësit do kenë mundësi që të pyesin dhe shprehin mendimet e tyre.

Diskutimi do të zhvillohet në rrjetin e tij social instagram.

“Çuna e goca, sot në 20.00 takoheni te #SheshiPublik në InstaLive. 25 Prilli është moment i rëndësishëm për shoqërinë, por mbi të gjitha për ju. Unë jam i sigurtë që në chat-grupet tuaja, por jo vetëm, flisni, debatoni, përplasni ide dhe mbani qëndrime. Unë ju ftoj që shumë nga pyetjet dhe mendimet tuaja ti ndajmë bashkë tek #SheshiPublik. Shihemi në 20.00”, ka shkruar Bushati.

Kujtojmë se Bushati nuk u fut në listat e kandidatëve të PS për zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa kryeministri Rama e konsideroi përjashtimi e tij si “zbritje nga treni”.